Kujtimet e Klajdit (20)
“Nënoçka kur ke bërë dashuri për herë të parë”, e pyes pasi i kemi lënë filxhanët e kafesë e pasi i ka mbaruar të gjitha uratat për mua. “Do ma tregosh?”
Nënoçka më thotë të shkoj të mbyll derën me “reskë”, siç e quan ajo çelësin e derës e pasi kthehem me vrap, ma tregon për të disatën herë e unë sërish për të disatën herë e dëgjoj me padurim, çdo herë duke pritur që të më thotë edhe ndonjë detaj më shumë se hera paraardhëse.