Kujtimet e Klajdit (25)
U mësova ngadalë që të mos mendoja për të vërtetën! Instiktivisht koncepti i saj më tmerronte.
E largoja nga vetja çdo mendim që më afronte drejt çdo lloj të vërtete dhe nuk mund të shikoja asnjëherë as edhe një gjë të vetme sy ndër sy. Madje edhe njerëzit nuk i shikoja dot asnjëherë për atë që ishin në të vërtetë. Më konturoheshin në perceptimin tim ashtu siç doja unë që të ishin.