Kujtimet e Klajdit (3)
Po shkojmë me Andrin në po atë stadium ku prej kohësh nuk zhvillohet më asnjë aktivitet sportiv; ku fëmijët djelmoshat fillojnë të masturbojnë për herë të parë, ndërsa fshatarët e gjendur për hall në qytet kryejnë nevojat personale.
Andri më drejton në njërën nga dhomat e katit të dytë të stadiumit, atje ku dikur futbollistët ndërroheshin e bënin dush, e më thotë: “Shkojmë aty, se atje duhet të jetë Gerti…”