Kujtimet e Klajdit (8)
E takova sot të dashurin tim, pas disa ditëve – shumë të gjata për mua – që nuk i flisnim njëri tjetrit…!
Në vend të heshtjes, unë i dërgoja çdo një orë mesazhe në telefon, duke tentuar t’i shpjegoja apo t’i përshkruaja mënyrën si e shikoj botën e nëpër të, me egoizëm e me djallëzi, të diktoja edhe qëndrimin apo këndvështrimin që duhet të ketë ai për këtë botë…