Mbi vijat e bardha te shkolles sime
Udhëtova këtë javë drejt qytetit ku u rrita. Kisha disa vite që nuk shkelja më atje. Dy-tre herët e fundit që e vizitova pata ndjesi të çuditshme, përshtjellim ndjenjash pak a shumë, por jo në atë formën që përshkruhet në libër, por në kuptimin që, herë gëzoja si fëmijë kur shikoja diçka të njohur që më sillte kujtime të bukura dhe të harruara, herë turbollohesha nga imazhi i diçkaje që më risillte në mendje momente të vështira të adoleshencës sime.