“Princesha e babit”
Përshëndetje, jam një vajzë 22 vjeçare dhe jam lezbike, jam studente në universitet dhe jetoj në një qytet të vogël në Jug të Shqipërisë, në një nga ato qytete ku të gjithë dijnë çdo gjë për të gjithë, në një nga ato qytete ku pjesa më e madhe e popullsisë janë gra të moshuara të cilat jetojnë duke bërë thashethemeve. Homoseksuali i vetëm për të cilin kam dëgjuar të flitet në qytet vrau veten disa vite më parë, pasi dikush kishte zbuluar për raportet e tij me meshkuj gjatë vizitave të shpeshta që bënte në Tiranë dhe një grup djemsh rrahën në mënyrë brutale. “Vrau veten për një notë të keqe në shkollë” thonin mediat dhe gratë e qytetit në atë kohë.