Nen lekuren time
Sa e veshtire eshte te shkruash per veten, e megjithate kam kohe qe dua ta bej. Doja te ndaja me ju nje sekret, nje te vertete. Doja qe te pakten ju qe lexoni keto rreshta te perpiqeshit te kuptonit si ndihem. Teksa ulem para kmpjuterit dhe filloj te shkruaj i pranoj vetes qe kam nje problem, nje problem qe nuk e kam ndare me askend.
Gjate 19 viteve te jetes sime jam perpjekur te gjej vetveten. Jam perpjekur me kot duke e kerkuar aty ku e dija qe nuk ishte, une isha fshehur diku tjeter. Une isha aty ku pasqyra e dhomes sime te mbyllur me celes nuk arrinte dot.