Nje situate mbreselenese
Pak kohë më parë më erdhi një ftesë për një trajnim vërtetë interesant. Në fillim isha në mëdyshje për ta ndjekur apo jo pasi e dija që në atë ambient do isha më i riu në moshe dhe në eksperienca por në fund vendosa të shkoj.
Në momentin e prezantimit gjithë sytë ishin të përqendruar tek unë meqënëse isha më i riu dhe askush nuk po kuptonte nga vija. Pasi prezantova veten dhe PRO LGBT-në ra nje moment heshtje dhe pastaj filluan të dëgjoheshin pëshpërima, disa përshpërinin se nuk e kishin kuptuar ç’do të thotë LGBT e pjesa tjetër po hamendësonin orientimin tim seksual.