Nothing else matters (4)
Filluam të dilnim shpesh bashkë, dhe jeta nisi të merrte ngjyra të tjera, ylberi po niste të shfaqej drejt nesh me nuancat e tij më të bukura, dhe unë ndihesha plot jetë, e lumtur, zgjohesha më një arsye çdo mëngjes, flija me plane në mëndje çdo darkë.
Një ditë të nxehtë gushti, ajo më fton në realizimin e dëshirës time të parë: “Do ikim të fluturojme bashkë më në fund “- tha ajo e lumtur dhe e buzëqeshur si gjithnjë. Në fillim u habita dhe s’po kuptoja c’donte të thoshte me këtë, por kuptova sapo arritem në Vlorë në majën e një mali të lartë, ku njerzit shijonin ndjesi të forta teksa hidheshin me parashutë e vallezonin nëpër qiell.