Per Erjonin! (1)
Ah more ditar i dashur ditar… Nuk di nga tja filloj…
Sot ishte dita ime e pare e punes. Ambient i lezetshem por nuk mund te them qe eshte ajo qe une kerkoj nga vetja. Gjithsesi si llafazan i madh qe jam zura miqesi shpejt, edhe se disa nga ata qe punonin aty i kisha takuar dhe me pare te provimi i italishtes. Ne fakt une mendoja se flisja shume, por kur njoha disa persona aty kuptova qe nuk flas dhe aq shume. Me siguri do jete efekti i punes, meqenese punojme ne nje Call Center dhe na duhet te flasim gjate gjithe kohes. Mu desh te flisja gjithe diten ne kufje duke telefonuar persona ne Itali per ti shitur gjera te ndryshme. Por ajo qe ka me shume rendesi ne punen time te re nuk eshte as e folura ne kufje e as shoket e shoqet qe flisnin papushim. Quhet Erjon…