Per Erjonin! (12)
Nuk ju pergjigja mesazhit te Erjonit! Jo se nuk kisha cfare ti thoja, por sepse kisha aq shume per te thene sa me mesazhe do beja vetem nje lemsh te madh ku nuk do merrej vesh asgje. Shkruajta nje leter, ne fakt shkruajta me shume se nje sepse shume letra i grisa, por edhe ato qe ngelen pa u grisur u kycen ne sirtarin tim. Ndoshta nje dite brezat pas meje do ti lexojne dhe do perpiqen te kuptojne sadopak dashurine time per Erjonin. Ate dashuri qe e humba sepse nuk gjeta momentin e duhur per ta shprehur. Nuk di ta shpjegoj kete situate, une e dua. Madje tani qe Erjoni eshte ne djeni te kesaj dashurie ndjej se e dua akoma me shume.