Per Erjonin! (17)
Para se te njihja Erjonin kisha vetem nje deshire. Te largohesha nga shqiperia dhe te jetoja diku tjeter i lumtur me seksualitetin tim. Te jetoja larg syve te familjes sime qe nga dita ne dite do me kerkojne te fejohem. Nuk dua ti lendoj duke i vene ne pozite tek te tjeret sepse kane nje djale qe nuk po martohet. E marr me mend se cfare do thote mehalla. Po te kisha ikur jasht eshte me ndryshe. Ata do bindeshin qe une po bashkejetoja me nje vajze, do dilja me teorine qe keshtu behet andej se nuk duan te martohen, dhe do e flinin mendjen. Por edhe ashtu do fliste mehalla. Do thonin qe po rri me nje grua te moshuar per dokumenta apo per leke, ne mos do thonin qe po merret me droge a me porstitucion. Dihet si jane njerezit, do e gjejne gjithmone dicka per te thene, dike per te perfolur. Ndonjehere nuk i ve faj, ndonjehere me vjen keq. Mendoj se nje njeri qe merret me jeten e tjetrit e ben kete sepse nuk eshte i lumtur me te veten…