Per Erjonin! (19)
Ehhh… Cte ben alkoliiiii, sta ben as perendia thote populli…
Mbreme une, Erjoni dhe motra ime ishim ne party. Si gjithmone une me qejf te madh duke u veshur e duke u parfumosur sikur po shkoja ne dasem, Erjoni komplet ndryshe nga une sic eshte gjate dites eshte edhe ne party, xhinse blu dhe bluze e thjeshte. Aromen e mire eshte e kote ta theksoj se e ka gjithmone, me duket se nuk e ka nga parfumi por eshte thjesht lekura e tij qe ka ate arome aq te mire.