Per Erjonin! (6)
Duhet te te kerkoj falje o ditar se nuk ta kam varur fare. Po nuk kam pas ndonje te re interesante prandaj edhe nuk kam shkruar. Por tani kam, kam te reja dhe goxha interesante…
E mban mend Erjonin besoj? E kush nuk e mban mend do thoja une… Qe thua ti, keto dite kam dal shume me Erjonin. Pothuajse gjithe diten e kemi kaluar bashke. Ne fundjave shkuam dhe ne karaoke bashke me motren time dhe nje shoqen e saj. Dhe nuk jam i sigurte nese bera mire, kjo do vertetohet kete fundjave.