Perballja me familjen
Familja eshte problemi me i madh pasi askush nuk na do me shume se ata dhe askend nuk duam me shume se ata, por per fat te keq dashuria e tyre ndonjehere nuk ecen ne menyre paralele me mirekuptimin. Ne shume raste ata thjeshte nuk jane te afte per te na kuptuar pasi jane te rrethuar nga mungesa e informacionit dhe nga presioni konstant. Une jam perballur me familjen time para dy vitesh dhe jam i bindur se qe prej asaj dite ata nuk me duan as me shume e as me pak. Per ata jam ai qe kam qene, me duan sic me kane dashur gjithmone, por raporti jone nuk eshte i njejte.