Biseksualiteti ne Prishtine dhe pertej
Shkruan nga Prishtina, Ismail Cakolli
Biseksualiteti dhe përtej tij
Ka aq shumë gjëra për të mësuar, dhe që të inspirojnë kur shikon në thellësinë e jetës së një personi. Duke studiuar në internet dhe në jetën e përditshme rreth jetës së njerëzve të famshëm e të thjeshtë biseksualë, fillova të mendoj shumë e më shumë. Mick Jagger është njëri ndër muzicientët më popullorë dhe influencues botëror, solist i grupit Rolling Stones, dhe njeriu që frymëzoi miliona njerëz kur deklaroi se është biseksual. Sigurisht që nuk ishte i pari- biseksualiteti historinë e ka që nga Greqia e lashtë, kur heteroseksualiteti nuk ishte normë.