Edhe Maqedonia pretendon te organizoje nje Parade gej
Një organizatë e re nga Maqedonia që mbron të drejtat e komunitetit LGBT, e ku bëjnë pjesë edhe shqiptarë anëtarë të këtij komuniteti në atë vend, njoftoi se ka krijuar një komitet që do të diskutojë mundësinë e mbajtjes së një parade gej.
Organizata e re quhet LGBT United dhe aktivistët e saj synojnë ta organizojnë këtë marshim krenarie në vitin 2013. Ata njoftuan se në këtë komitet do të ftohen të gjitha institucionet që punojnë në Maqedoni për të drejtat e njeriut.