Shqiptarja.com sjell foton prekese te Sequi me nje femije rom
Ndërsa dhuna që autoritetet e Tiranës i rezervon komunitetit rom arrin nivele që alarmojnë edhe organizatat botërore që mbrojnë të drejtat e njeriut, siç është Amnesty International, ka njerëz që për fat i shikojnë ata si të barabartë mes të gjitha qenieve njerëzore. Ndërsa ne i rrahim, të huajt ngrenë zërin për t’i mbrojtur. Ndërsa ne i snobojmë, u qëndrojmë larg, të huajt i përqafojnë.
Shqiptarja.com dhe TV A1Report kanë mundur të sigurojnë këtë foto të rrallë ku një fëmijë rom po përqafohet rrugëve të Tiranës. Jo nga një i “dorës tonë”, siç do thonin ata, as nga një i shqiptar. I vetmi që përqafon një rom rrugëve të Tiranës është një i huaj, një ambasador. Ettore Sequi, ia thonë emrin dhe prej kohësh tashmë mundohet t’u mësojë vlerat evropiane shqiptarëve që kërkojnë integrimin.