Incident me aktivistet LGBT te rruga e Ambasadave (FOTO)
Rreth 20 aktivistë për të drejtat LGBT protestuan sot para Ambasadës së Maqedonisë në lidhje me shtimin e dhunës ndaj personave LGBT në atë vend. Por, me të mbaruar kjo protestë, një person rreth 25 vjeç, i quajtur Redon Maloku dhunoi dhe kërcënoi dy aktivistë. Te rruga e ambasadave ai përshtyu, shau dhe kërcënoi aktivistët në sy të të gjithë njerëzve. Aktivistët mundën ta mbanin në vendngjarje deri në momentin e mbërritjes së policisë. (VIJON)