Ndryshimi fillon ne shtepi
Nga Hana Marku (Gazetarja, ne foto majtas ne nje qender ne Penn University shkruan per Kosovo 2.0)
Nuk ka shumë hapësirë për dallim në Kosovë. SIpas një narative gjerësisht të përhapur rreth Kosovës, njerëzit e vetëm që jetojnë këtu janë shqiptarët dhe një pakicë serbe. Vetëm një numër i vogël i njerëzve hyjnë brenda kornizave të normalitetit. Në qershor jam zgjedhur të marrë pjesë në një turne amerikane të shtypit rreth çështjeve LGBT në Amerikë. Biseda jonë kombëtare për të drejtat LGBT sapo ka filluar, dhe është e vështirë të flas për këtë këtu pa u bërë objekt talljeje.