Ngjyrat e parades gej ne Stokholm dhe grija e paradave te 1 Majit ne Tirane
DEBATI I SE DIELES
Gazetarja Desada Metaj ka patur mundësinë të ishte prezente në paradën gej të Stokholmit pak ditë më parë. Ajo sjell për “Historia Ime” impresionet e saj në një reportazh të detajuar mbi atë që konsiderohet sot si një ndër festat më të mëdha në Suedi: paradës gej.
Më poshtë reportazhi nga Desada Metaj.
Christer, nënkryetar i Bashkisë së Stokholmit, ka një pamje të qetë megjithëse e ka të vështirë të fshehë emocionet kur tregon se pas një martese 12 vjeçare është divorcuar dhe më tej ka vijuar normalisht jetën në një bashkëjetesë homoseksuale.