Nje ligj do i ndaloje prinderit ne Kaliforni “te kurojne” femijet e tyre gej
Një nismë e re ligjore ka ndarë në dysh opinionin publik në Kaliforni. Bëhet fjalë për një ligj që synon të ndalojë prindërit e personave LGBT që të tentojnë “t’i kurojnë” ata. Ligji është në përputhje me të gjithë mendimin shkencor se të qenit gej apo lezbike apo biseksual nuk është një gjendje shëndetësore, pra nuk është sëmundje. Sipas të gjitha gjasave ligji do të jetë në skrivaninë e Guvernatorit rreth muajit shtator.