Prokuroria shperfill padine kunder Ekrem Spahiut
Prokuroria e Tiranës ka vendosur ta shpërfillë padinë që dy organizata LGBT bënë në ngarkim të z. Ekrem Spahiu të cilin e akuzojnë se ka nxitur urrejtje ndaj një pjese të popullsisë sic janë LGBT.
Në një përgjigje zyrtare ndaj kësaj padie të bërë nga Aleanca Kundër Diskriminimit dhe Pro LGBT, padi që erdhi si pasojë e disa deklaratave të përsëritura në media të z. Spahiu kundër komunitetit gej në vend, prokurori Arben Qosja argumenton se nuk ka asnjë të dhënë që deklaratat në fjalë të përbëjnë vepër penale.