Sulmohen dhunshem aktivistet gej ne Rusi, reagon Human Rights Watch
Human Rights Watch ka reaguar ashpër sot ndaj një sulmi të dhunshëm që ndodhi dje në një lokal miqësor me komunitetin LGBT, bëri të ditur për Historia Ime, z. Boris Dittrich drejtor i programeve për LGBT pranë HRW. Kjo organizatë e rëndësishme ka kërkuar nga autoritet vendase që të investigojnë në mënyrë efektive dhe sa më parë rastin në fjalë. Mësohet se dje, rreth orës 9 të mbrëmjes një grup prej 20 huliganësh që mbanin maska spitali në fytyrë hynë me forcë në lokalin 7FreeDays Club ku po zhvillohet një festë e aktivistëve gej në kuadër të ditës kombëtare ruse të “coming out”.