Të drejtat e personave biseksualë në fokus të Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut
Foto: ILGA Bulletin
Mbrojtësit e të drejtave të njeriut nga pesë shtete të ndryshme u mblodhën pranë Këshillit për të Drejtat e Njeriut në OKB për të rritur ndërgjegjësimin e sfidave, shpeshherë të injoruara, që personat biseksualë ndeshin në përditshmërinë e tyre.
Gjatë një aktiviteti të organizuar nga ILGA dhe organizata boliviane “Manodiversa”, aktivistët diskutuan për sfidat dhe mundësitë në promovimin dhe mbrotjen e të drejtave të personave biseksualë, si dhe ndanë rekomandimet e tyre me shumë shtete.
“Personat biseksualë mbeten akoma fatkeqësisht të padukshëm, ndaj jemi mbledhur këtu për ta trajtuar si çështje. Ne kërkojmë prej shteteve të përfshijnë persepktivat e tyre në planet kombëtare për të ndaluar dhunimin e të drejtave të njeriut” u shpreh Frank Evelio Arteaga, aktivist i “ILGA”.
Sekretariati i “ILGA” ka publikuar një dokument ku tregohet situata rajonale dhe globale për komunitetin biseksual. Raporti mund të gjendet këtu. Sipas raportit të prezantuar, realiteti i komunitetit të biseksualëve mbetet i panjohur për zyrtarët e institucioneve, edhe për komunitetin LGBTI si dhe për mbrotjësit e të drejtave të njeriut. Ka një mungesë të të dhënave nga institucionet dhe organizatat në lidhje me shëndetin, edukimin, aksesin në të drejtat e riprodhimit.
Biseksualiteti vijon të mbetet i padukshëm në praktikat e të drejtave të njeriut si dhe në diskursin e tij./k.m/
Burimi: ILGA Bulletin