Te fshehur mes jush shfaqet ne festivalin e Pogradecit
Të fshehur mes jush, i pari dokumentar i shkurtër që tregon jetën e dy cifteve gej në Shqipëri u shfaq dje në mbrëmje në kinemanë e Pogradecit, gjatë edicionit të dytë të Festivalit ballkanik të filmit dhe kulinarisë që po zhvillohet në këtë qytet. Ky dokumentar i realizuar me mbështetjen e fondacionit Soros hedh dritë mbi përditshmërinë, sfidat e të jetuarit një jetë nën frikë por edhe për bukurinë e dashurisë mes dy djemve dhe dy vajzave.