E moshuara qe sekelldis presidentet e SHBA
Washington DC, Kristi Pinderi
Mbërrita në Washington DC, nga Tirana që sapo kishte konsumuar pa sukses raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, drejt e tek tenda e dy “të çmendurve” të jashtëzakonshëm, komshinj të Presidentit Barack Obama, para Shtëpisë së Bardhë! E para ishte Concepcion Piçiotto, një spanjolle e cila në moshën 21 vjeçare u martua me një biznesmen në SHBA, u divorcua me të dhe humbi shtëpinë, pasurinë dhe kujdestarinë e një fëmije.