Romja me e bukur ne Ballkan: Ne Shqiperi nuk me japin as pune, do kerkoje azil
Rrëfimi per gazeten Shekulli i një vajze Rome nga Korça, eksperienca e saj në konkurset e bukurisë dhe diskriminime që ka hasur për shkak të ngjyrës së lëkurës.
Engjëllushe Kosturi është një nga vajzat me të bukura të Korçës, ndoshta më e bukura. Për shumë njerëz ajo është hirushja e këtij qyteti. Vështrimi i saj është magjepsës, eleganca e saj është rrëqethëse. Kjo vajzë i përket komunitetit rom. Vjen nga një familje e vjetër e Korçës.