Rrugëtimi i secilit prej individëve të komunitetit LGBTIQ+ shpeshherë haset me sfida dhe barriera sistemike të shumëfishta. Në çdo etapë të jetës, përballja me problematika në fusha të caktuara ndikon në kompleksitetin e mirëqenies fizike dhe asaj psiko – emocionale. Vlen të përmendet se ka një rëndësi të shtuar njohja me këshillimin psikologjik dhe pesha e kësaj të fundit në shëndetin mendor.
Diskriminimi i shumëfishtë kundër individëve LGBTIQ+ mbetet ende një sfidë e prekshme në sferat e ndryshme të jetës, duke përfshirë punën, strehimin, kujdesin shëndetësor mendor, fizik dhe atë emocional. Përballja e vazhdueshme me trajtimin “ndryshe”, për shkak të orientimit seksual dhe idenditetit gjinor, ndikon në refuzimin ndaj mundësive për punësim, shkollim apo fuqizim të mëtejshëm, duke rritur ndjeshëm vështirësitë për një rrugëtim të shëndetshëm.
Një fenomen gjithnjë e më i përhapur, falë dhe përdorimit në rritje të rrjeteve sociale dhe jo vetëm, është ballafaqimi me gjuhën e urrejtjes. Bashkëjetesa në një shoqëri të ndrydhur dhe me tendencën për të përqafuar tradicionalen, rrit ndjeshëm keqinfromimin duke shkaktuar një valë reagimi sulmuese ndaj individëve LGBTIQ+. Gjuha e urrejtjes shkakton problematika të tilla si ankthi, depresioni, izolim, refuzim dhe dhunim të vazhdueshëm të vetpranimit të identitetit dhe orientimit.
Trajtimi i dobët mjekësor, jo pak herë është kthyer në një sfidë unike lidhur me angazhimin e detyrueshëm ose trajtimin në lidhje me shëndetin fizik dhe atë mendor të qytetarëve LGBTIQ+. Në disa raste, diskriminimi ose trajtimet nxitur nga paragjykimi në ambientet e kujdesit shëndetësor mund të çojë në trajtime me kosto të lartë rikuperimi. Mohimi i ofrimit të një shërbimi shëndetësor dinjitoz duke respektuar orientimin dhe të drejtat thelbësore të njeriut, shkakton tronditje të thella në personalitetin dhe frikëra për të qenë vetvetja.
Individët LGBTQI+ në Shqipëri jo pak herë përballen me diskriminim në vendin e punës bazuar në orientimin e tyre seksual, identitetin gjinor ose shprehjen e karakteristikave të tyre gjinore. Ky diskriminim mund të shfaqet në praktikat e punësimit, promovimet, caktimet në punë dhe ngacmimet në vendin e punës. Avokimi mbi të drejtën e punësimit mund të ndikojnë duke sfiduar diskriminimin dhe të përforcohet puna drejt krijimit të mjediseve të punës më gjithëpërfshirëse dhe të barabarta në Shqipëri.
Këshillim Psikologjik Falas:
Në Qendrën “Streha”, ne e njohim sfidën e shëndetit mendor me të cilën përballet komuniteti LGBTQI+ në Shqipëri dhe jemi të përkushtuar për të ofruar mbështetje gjithëpërfshirëse dhe afirmuese. Shërbimet tona mbi këshillimin psikologjik falas për individët LGBTIQ+ janë të përshtatura për të përmbushur nevojat e ndryshme të qytetarëve, duke ofruar një hapësirë të sigurt dhe konfidenciale për të eksploruar shqetësimet dhe për të ofruar një qasje pranuese dhe fuqizuese. Gjithashtu, ekipi ynë psikosocial është i përkushtuar për të mbështetur mirëqenien psikologjike, duke trajtuar cilindo individ me dinjitet me qëllim afirmimin e identitetin të gjithsecilit dhe për të fuqizuar një jetesë më të shëndetshme dhe integruese, me në fokus trajtimin me respekt të qenies humane duke shpresuar fuqizimin e sferës psiko – emocionale për përballimin e sfidave të vazhdueshme.
Në Shqipëri këto janë disa nga institucionet që mund të merrni këshillim profesional psikologjik, kontaktojini lehtësisht në rrjete sociale:
Aleanca LGBT: https://www.instagram.com/aleancalgbt/
STREHA: https://www.instagram.com/strehalgbt/
Ndërsa në këtë link gjeni të gjithë psikologët e liçencuar në Shqipëri dhe kontaktet e tyre: https://regjistri.urdhriipsikologut.al/members/list/licensuar
Ky shkrim është kontribut i punonjëses sociale Kejsi Hysa, pjesë e STREHËS LGBT.