Dasma e së dielës, që me sa mund të keni dëgjuar bëri një bujë të panevojshme u raportua edhe nga mediat ndërkombëtare. FirstPost, Balkan Insight , Yahoo News. Në shumicën e mediave ndërkombëtare dhe kombëtare raportimi gazetaresk ka qenë etik dhe i përgjegjshëm duke ndjekur shembullin e profesionalizmit. Por komentet, në ‘’shfrytëzim të fjalës së lirë’’ kanë hequr doganat e edukatës dhe limitet e gjuhës së urrejtjes. Si besimtarë të përhershëm të fjala e lirë, por kundër urrejtjes, ditët e fundit kanë qenë një kumtesë e mirë për nevojën për edukim dhe informacion të saktë.

Ndër të tjera lexoni edhe një shkrim personal nga Irena Beqiraj.
Në konferencën me EMA nxorëm disa rekomandime shumë të rëndësihme për përmirësimin e mëtejshëm të jetës përpersonat LGBT+ ndër të cilat janë:
- Rishikimi i kuadrit ligjor shqiptar për identitetin gjinor, orientimin seksual, gjuhen e urrejtjes, dhe bashkjetesën e çifteve të së njejtës gjini.
- Për OSHCE-të dhe institucionet rekomandohet bashkëpunim më i mirë mes njëra -tjetrës, krahas zgjërimit gjeografik ne Shqipëri çka do të sigurinte gjithëpërshirje. U theksua edhe nevoja për përfshirjen nëproceset konsultative në hartimin e dispozitave ligjore.
- Një tjetër konluzion i nxjerrë nga ky takim është edhe nevoja për informim të popullatës së gjerë dhe të të rinjve veçanërisht për komunitetin LGBT+. Njëherësh rritjes së kapaciteteve te OSHC-ve, mësuesve dhe mediave.

Ndryshe nga vendi ynë, Lihtenshtajni legalizoi martesat e të njejtës gjini më 16 maj duke u bërë i 22-ti vend në Evropë. Daniel Seger, zëdhenës i Partisë progresiste të qytetarëve u shpreh se votimi i këtij ligji ishte një lehtësim i madh. Edhe pse parada e parë e krenarisë në vendin e vogël gjermanisht folës u mbajt në 2022, monarku Princi Hans- Adam II është shprehur qëkur mbështetës ndaj personave LGBT+.

Ndërkohë aktivitetet e muajit të krenarisë për të cilat jeni akoma në kohë ti ndiqni janë:
Queer got Talent 23 Maj -19.30 – Tulla Culture Centre
Ekspozitë e kulturës Drag 24 Maj- 18.00 – Destil
Natë poezie 24 Maj – 20.00 – Destil
Piknik dhe koncert krenarie 25 Maj – 15.00 – Te Reja
Parada e krenarisë 25 Maj 0 17.00 – Te Reja

PS: Qëndroni kureshtarë për të kuptuar gjithçka që nuk është identike me ju, dhe të kujdesshëm me çfarë thoni.