Gazeta online IDEA fyen komunitetin LGBT. Xheni Karaj: Ne festuam lirine, jo diskriminimin
Gazeta IDEA, një medium tashmë serioz online që synon të informoje (I), denoncojë (D), edukojë (E) dhe argëtojë (A) ka botuar një intervistë jo profesionale, dashakeqe dhe diskriminuese (imazhi me lart).
Bëhet fjalë për intervistën me titullin “Prostitutat homoseksuale: Klientët tanë, këngëtarë të njohur në Tiranë”.
Në këtë intervistë situata është pak a shumë kështu:
Dje (e hënë, 3 dhjetor) ka patur një seancë gjyqësore dhe një gjykim të përshpjetuar ndaj dy qytetarëve të cilët akuzohen për prostitucion. Bëhet fjalë për dy djem, njëri i moshës 26 dhe tjetri i moshës 27 vjeçare, të cilët janë arrestuar në gusht të këtij viti teksa tentonin të kryenin marrëdhënie seksuale me një 55 vjeçar, kundrejt pagesës.
Dy djemtë, që gazeta IDEA i quan, duke iu referuar raporteve zyrtare të Prokurorisë si “homoseksualë”, e kanë pranuar “aktin kriminal” për të cilin akuzohen. Prokuroria ka pranuar gjykimin e shpejte dhe ka kërkuar gjobitjen e tyre me 100,000 lekë.