Gazetaret protestojne para kryeministrise dhe pastaj “rrethojne” rrethimin e policise
Shumë gazetarë shqiptarë janë mbledhur para kryeministrisë në mbështetje të grevës së urisë të ish-të burgosurve. Mes tyre, Gjergj Erebara, Andrea Stefani, Iris Luarasi, Mustafa Nano, Ilir Yzeiri, Enton Abilekaj, Mero Baze, Alban Dudushi, dhe shumë gazetarë të tjerë që mbulojnë grevën e urisë në gazeta e tv. Ata hodhën firmat mbi një tabelë ku shkruhej SOS e që u la te këmbët epolicëve që ishin bërë gardh para shkallëve të kryeministrisë.