Gazetarja Lindita Cela serish ne gjyq, mbrohet nga Res Publica
Përsëri Lindita Çela (ne foto majtas gjate nje proteste te gazetareve ne mbeshtetje te grevisteve) në gjykatën e Tiranës dhe përsëri në atë penale. Këtë herë është firma STSA Albania Shpk që e akuzon gazetaren e gazetës Shekulli për shpifje.
Pala e dëmtuar që në aktivitetin e saj ka si objekt import eksportin e përgjuesve dhe që ka pasur një kontratë me ministrinë e mbrojtjes, i është drejtuar Gjykatës me pretendimin se shkrimi i botuar në gazetën Shekulli ka pasur qëllim shmangien e kësaj firme nga tregu ku ajo operon. Ajo pretendon se shprehjet e përdorura në artikull kanë krijuar klimën e mosbesimit në publik dhe se faktet nuk bazohen në elementë vërtetësie.