Koha Ditore ne Kosove: Shqiperia “diskriminon” deputetet kosovare ne 100-vjetorin e Pavaresise
Mosftesa zyrtare e të gjithë deputetëve të Parlamentit të Kosovës, nga institucionet e Shqipërisë, për të qenë zyrtarisht pjesë e manifestimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, i ka hatëruar deputetët e shtetit kosovar, i cili shënimin e përvjetorit të 100-të të Shqipërisë e kremtoi pa presidenten Atifete Jahjaga, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
Kjo për faktin se që të tre zyrtarët e lartë të shtetit këtë ditë e kanë festuar 100-vjetorin e shtetit shqiptar në Tiranë. Derisa Jahjaga e Thaçi kanë udhëtuar për në Shqipëri gjatë ditës së martë, kryeparlamentari Krasniqi ishte nisur për atje qysh të hënën.