Kor titujsh per statusin
Gazetat e përditshme të Tiranës kanë mbajtur të gjitha si aperturë të tyren çështjen e statusit të vendit kandidat, duke i mëshuar më shumë idesë se çfarë përfitohet nga ky “hap i ri më pranë Europës”. Një analizë më konkrete është dhënë nga gazeta “Mapo”, e cila ka botuar sot një intervistë me shefen e misionit tonë në BE, Mimoza Halii.








