Pasqyra e shtypit – 16 Nentor 2012
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Në faqet e para të gazetës Shekulli sot është raportuar mbi negociatat që do të zhvillohen mbas mos-kalimit të tre ligjeve të BE-së në parlament ditën e djeshme. Dy krerët e grupeve parlamentare përgatisin kushtet për seancë të jashtëzakonshme për votimin e ri të hënën. “Mos-futja dje në votim të këtyre ligjeve në këto kushte ishte diçka tejet e domosdoshme, pasi palëve u jepet dhe disa ditë kohë për të vijuar negociatat mes tyre dhe zgjidhjen e çështjes brenda limiteve kohore të caktuar nga BE-ja” – vijon analiza te Shekulli.