Pasqyra e shtypit – 23 Nentor 2012
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Gazeta Dita shtron pyetjen nëse ish-të përndjekurit dhe pronarët do ta rivotojnë Berishën. Kalkulimet e para vijnë nga analist si Andi Kananaj, Ardjan Vasjari etj. Sipas Kananajt “shtresat që do të rivotojnë PD do të karakterizohen nga një ndjesi e fortë mazokizmi”. Kananaj thekson se ‘është investuar shume publikisht në një ndarje midis jugut dhe veriut.’ Ndërsa sipas Vasjarit-‘spektri i PD’së është shumë plural.’