Radio Televizioni Shqiptar: as i mire, as i bukur, as i vertete!
Gilman Bakalli (ne foto poshte)
Pse qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë çdo muaj një institucion, virtyti i të cilit nuk ka qenë asnjëherë shërbimi i interesit publik, porse i pushtetit të radhës?
Duket se Radio Televizioni Shqiptar vazhdon t’i ketë punët mirë. Me shtetin shqiptar të paktën. Ose, më saktë: me pushtetin e radhës. Sepse në familjet e këtij vendi zor se gjen ndonjë pensionist militant ose nostalgjik që kërkon të informohet apo zbavitet prej tij.