Diktature all inclusive (FOTO)
Ka momentet kur të duket vetja sikur je në Miami ose së paku në Frankfurt: një fuoristradë Hummer nxiton në rrugët me gunga mes Pyongyang-ut dhe qytetit port Wosan. Pas i shkojnë dy VW Touareg, që shkëlqejnë. Pasagjerët me uniformë dhe më kapele oficerësh, flasin me smartphone.
Që prej nëntë muajsh Korenë e Veriut, i fundit vend stalinist në botë, e qeveris Kim Jong Un, nipi më i ri i themeluesit të shtetit Kim Il Sung. Që prej marrjes së postit, ka thuajse çdo ditë lajme befasuese nga Republika Popullore Demokratike e Koresë, e cila përbën lajm kryesisht për krizën e urisë dhe programin atomik.