Pritet takimi i radhës i presidentëve Vuçiç-Thaçi në Bruksel

Drejtuesja e kabinetit për politikën e jashtme me BE, Federica Mogherini u shpreh se ajo do të zhvillojë një raund të ri për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë (presidentëve përkatës) ku do t’iu kërkohet një punë më intense në normalizimin e raporteve midis dy vendeve.
Ky takim pritet të zhvillohet në datën 8 nëntor midis presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic si dhe presidentit kosovar, Hashim Thaci. Dy liderët priten të konfirmojnë gatishmërinë për të intensifikuar përpjekjet për të nënshkruar një marrëveshje që është obliguese nga ana ligjore për normalizimin e marrëdhënies, e cila është e një rëndësie të veçantë në rrugën drejt Evropës.
Dy presidentët do të takohen për të parën herë pas anullimit të papritur të Vucic të takimit me homologun e tij kosovar. Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej në Bruksel, pas zhvillimit të një takimi bilaterial mes Vucic dhe Mogherini.
Kosova e deklaroi pavarësinë nga Serbia në 2008. Që prje atëhere politikanët serbë janë përbetuar se pranimi I pavarësisë së Kosovës nuk do të bëhet asnjëherë. Gjithsesi të dyja vendet janë mbrapa dhe nën presion për të zgjidhur konfliktin i cili po zgjat më shumë se një dekadë. Ky konflikt dhe zgjidhja e tij përbën një nga kriteret për rrugën drejt anëtarësimit në BE./k.m/
Burimi: Balkan Insight