Reporterët pa Kufij: 65 gazetarë u vranë në vitin 2017
Organizata Reporterët pa Kufij (RSF) ka publikuar raportin e përvitshëm, të dhunës dhe krimeve ndaj gazetarëve në mbarë botën. Një total prej 65 gazetarësh u vranë në vitin 2017, ndërsa 326 aktualisht janë në burg ndërkohë që 54 gazetarë janë mbajtur peng dhe 2 janë të humbur.
Midis viktimave ishin, 50 gazetarë profesionist, shtatë qytetarë-gazetarë dhe tetë punonjës mediash. Pesë vendet më të rrezikshme për të ushtruar profesionin e gazetarit janë Siria, Meksika, Afganistani, Iraku dhe Filipinet.
Nga gazetarët që mbeten të vrarë këtë vit, 35 prej tyre janë vrarë në zona lufte dhe 30 jashtë këtyre zonave.
39, prej gazetarëve të vrarë janë shënjestruar për shkak të punës dhe raportimeve mbi korrupsionin politik dhe krimin e organizuar. Ndërsa, 26 gazetarët e tjerë janë vrarë duke punuar në terren nga sulmet me granata ose bomba.
1035 gazetarë profesionist janë vrarë në 15 vitet e fundit:
“Është alarmante së sa shumë gazetarë janë vrarë jashtë zonave të luftës” – tha Katja Roger, anëtare e bordit të Reporterëve pa Kufij. “Në shumë vende të botës përgatitësit e sulmeve mendojnë se dukë qenë të dhunshëm kundrejt gazetarëve mund ti shpëtojnë problemeve dhe burgut” – shtoji ajo.
Organizata theksoi se më shumë së 300 gazetarë janë të burgosur, dhe rreth gjysma e tyre në pesë shtete si Turqia, Kina, Siria, Irani dhe Vietnami.
Që prej vitit 1995 RSF publikon një raport të përvitshëm mbi aktet e dhunës bazuar në të dhëna të sakta. Raporti i 2017, tregon për një ulje të lehtë të numrit të vrasjeve krahasuar me 79 gazetarët e vrarë përgjatë vitit
/l.k./