Wall Street Journal shkruan se pas statusit te kushtezuar nuk ka me entuziasem per Shqiperine
Gazeta e madhe Wall Street Journal, i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë dhe vendimit të Komisionit Europian për të rekomanduar marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian.Në shkrim thuhet se Shqipëria bëri një hap përpara drejt anëtarësimit, por Brukseli vendosi disa kushte për të bërë rekomandimin final, përfshi reformat e mëtejshme në gjyqësor dhe administratë publike si dhe një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës për rregulloren e parlamentit.