Gjimnazistet nderrohen ne ambient te hapur
Në moshën e adoleshencës privatësia është një çështje thelbësore për të gjithë të rinjtë, por në shkollat shqiptare, sa herë vjen ora e fiskulturës, te paktën djemtë gjimnazistë nuk kanë asnjë ambient ku të ndërrohen. Gjithçka ndodh nën strehën e gjimnazit të rrethuar nga pallate me banorë të cilët bëhen dëshmitarë të këtij proçesi të përditshëm. Do të mjaftonte vetëm pak vullnet dhe përshtatje e të paktën një klase të këtij gjimnazi për ta zgjidhur këtë problem. Në foto gjimnazistë të shkollës Qemal Stafa në Tiranë.