Google merr ngjyrat kuq e zi
Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë motori më i madh i kërkimit Google vishet sot (28 Nëntor ) kuq e zi.
Disa lëvijze shqiptarësh në Twitter dhe në rrjete të tjera sociale me anë të një peticioni që ka kaluar 70.000 firma i kanë kërkuar stafit të Google një Doodle për 100-vjetorin e shtetit shqiptar. “Doodle” janë logo surpriza që nxirren në çaste të caktuara në përkujtim ose në festim të ngjarjeve të rëndësishme.
Sot, me 28 Nëntor 2012 Google merr ngjyrat kuq e zi.