Klubi i Patrioteve te Rinj kunder takimit te Kseres me deputetin e Agimit te Arte
Takimi i ministrit Ksera me deputetin neonazist grek ka ngjallur indinjatën e Klubit të Patriotëve të Rinj të cilët protestuan sot përpara Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Një shirit bllokues është vendosur nga aktivistët në hyrje të mistrisë me mbishkrimi: “Ndal agimit të artë në institucionet shtetërore”. Ndërsa në duar protestuesit mbanin pankarta: “Jashtë qeverisë miqtë e Agimit të Artë. Gjithashtu, ata kënduan himnin shqiptar dhe vazhdonin të bënin thirrje për një bashkëjetesë paqësore me minoritetet.