Plako! Tregoje qe edhe ti je kunder dhunes ndaj grave!
Dhuna ndaj grave është kthyer në një fenomen mjaft problematik jo vetëm në vendin tonë por në mbarë botën.
Për këtë arsye organizata të ndryshme ndërmarrin nisma të shumta kundër këtij fenomeni.
Fushata e organizuar nga “Un Women Commit”, e cila do të zgjasë 16 ditë, kërkon angazhimin e qartë të qeverive kundër këtij fenomeni.
Gjithashtu janë realizuar edhe disa kartolina sensibilizuese për mbështetjen e projektit.
Një nga personazhet e njohur shqiptar që është bërë pjesë e kësaj iniciative është edhe reperi i Big Basta.
Në kartolinën ku shfaqet portreti i tij shkruhet edhe diçitura “Plako! Tregoje që edhe ti je kundër dhunës ndaj grave!”.
Përveç kartolinave janë realizuar edhe spote të ndryshme sensibizuese për këtë fenomen.
(xh.k/shqiptarja.com)