Presidenti i ri, masat ne bulevard me shirita si ne nje skene krimi!
Cfare te binte ne sy kete here, ne ceremonine e zyrtarizimit te Presidentit te ri ishte mungesa e nje ceremoniali madheshtor, si dhe dy heret e fundit kur nje President i Republikes i ka kaluar mandatin Presidentit te ri. Ne foton qe shikoni duken momentet e para te pergatitjeve per kete ceremonial qe ndryshe nga heret e tjera eshte zhvilluar ne zyrat e Presidences ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” dhe jo ne Pallatin e Brigadave. Por “thjeshtesia” e ceremonialit te ketij viti duket qe tek menyra si zgjidhet te bllokohet trafiku: me shirita nga ato qe policia perdor zakonisht per te izoluar nje vend krimi… Gjate ceremonise se marrjes se detyres, Presidenti i ri, z. Bujar Nishani u shpreh: “Ne vijmë në këtë 100 vjetor të pavarësisë si një komb i lirë, një komb që kemi ofruar bashkëjetesën, paqen e harmoninë,”. Ai dërgoi përshëndetje e falënderime për shqiptarët e Kosovës, ata të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Luginës se Preshevës dhe të diasporës, nderkohe qe ish-Presidenti Bamir Topi u largua ne heshtje, pa mundur te bente as edhe nje fjalim, per shkak te ndryshimit me VKM te Protokollit./His.Ime/