Romet dhe Egjiptianet takojne Drejtoreshen e Sherbimeve Sociale ne Durres
Në Qendrën Komunitare u zhvillua takimi i Drejtoreshës së Shërbimeve Sociale, Bashkia Durrës, me nënat dhe vajzat e komuniteteve Rome dhe Egjiptiane të cilat frekuentojnë cdo ditë Qendrën Komunitare “Sot për të Ardhmen” dhe përfitojnë nga shërbimet e ofruara prej saj.
Të pranishmet i adresuan znj. Meme Xhaferrahj problemet e tyre sociale e financiare. Ajo pa hapësirat e secilës për të përfituar nga programet e ndihmës ekonomike dhe shërbimeve të tjera sociale të Bashkisë Durrës.