Sulmi ndaj kryeministrit, FOTO nga vendngjarja
FOTO LSA
Agim Kollçaku është një i ish i burgosur politik. Veprimin e sotëm e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër ish-të burgosur politik, Skënder Tufën. Kollçaku dhe Tufa së bashku me ish-të përndjekurin Gjergj Ndreca është e disata herë që vihen në qendër të vëmendjes së publikut me akte të tilla. “Po ju them o njerëz se ai është një tigër prej letre. U tmerrua kur i hodhëm miellin,” – tha Skënder Tufa, në një intervistë për A1 Report para pak. Kurse TCH citon Kollçakun (në foto duke u prangosur): “Ne dolem ne nje revolte te vogel dhe gjuajtem me miell Kryeministrin qe te kujtohet qe ne jemi akoma gjalle. Nuk kam patur frike Enver Hoxhen dhe nuk do te kemi frike edhe tani qe gjithe te kuqte jane me poste”. Respublica.al