Tirana permbytet nga disa ore shi
Rrugët e Tiranës u mbushën me ujë sot duke treguar që ky qytet ka probleme serioze me urbanizimin. Zonat që e kanë ndjerë më shumë përmbytjen sot kanë qëne Komuna e Parisit, Profarma tek rruga Qemal Stafa, kryqëzimi tek pallati me shigjta, Marteniteti i ri dhe rruga e Frigoriferit.
Rreth orës 13: 35 minuta Kryetari i Bashkisë së Tiranës mblodhi shtabin e emergjencave për të analizuar situatën e përmbytjeve nëpër rrugët e kryeqytetit. Nga zyra e bashkisë informohet se vendimi për të mbledhur shtabin e emergjencave është marrë pasi Basha vizitoi situatën në terren. Basha tha se zonat më problematike janë Don Bosko dhe Shkozat dhe po merren masa. Ai tha se pastrimi i Lanës shmangu përmbytjet në disa zona.
Fotot nga Blerina Zhuta